Prandaj lufto në rrugën e Allahut! Ti je përgjegjës veçse për veten tënde. -
Kuptimi: Ti nuk ke pushtet mbi të tjerët. Ti nuk do të merresh në përgjegjësi për çfarë bëjnë të tjerët, por vetëm për veprat e tua.Dhe nxiti besimtarët... -
Inkurajimi i besimtarëve përfshin gjithçka që u jep forcë atyre dhe që i ndihmon ata të jenë të shkathët, të gjallë e me moral të ngritur. Kjo mund të arrihet me disa mënyra: herë duke përmendur dobësinë dhe dështimet e qafirëve, e herë duke përmendur shpërblimin e madh që Allahu i Lartësuar ka përgatitur për luftëtarët dhe për ata që përpiqen në rrugën e Tij si dhe ndëshkimin që ka përgatitur për armiqtë e besimtarëve. Pra, këto dhe shumë mënyra të tjera janë nxitje e besimtarëve për të luftuar dhe për t’u përpjekur në rrugën e Zotit.se Allahu do ta sprapsë fuqinë e të pafeve! Allahu është më i fuqishmi dhe e ka dënimin më të ashpër. -
Nëpërmjet luftës dhe përpjekjeve në rrugën e Allahut dhe nëpërmjet nxitjes së njëri-tjetrit për këtë çështje, Allahu i Lartësuar e ndalon padrejtësinë e qafirëve dhe shkatërrimin që ata përhapin. Allahu i Lartësuar është më i Forti dhe Ndëshkuesi më i drejtë për këdo që bën padrejtësi. Nëpërmjet ndëshkimit të Tij të drejtë dhe të urtë, Ai i jep atë që meriton të padrejtit, por u jep një mësim të mirë edhe të tjerëve, që të mos bien në të njëjtin gabim. Nëse do të dëshironte Allahu i Lartësuar, Ai do t’i mposhte qafirët vetë dhe nuk do të linte gjallë asnjë prej tyre. Por me urtësinë e Tij, Ai i sprovon njerëzit me njëri-tjetrin. Kështu dallohen besimtarët e vërtetë, të cilët besojnë dhe bëjnë me dëshirë punë të mira, nga ata që shtiren si besimtarë, por që besimi i tyre nuk i sjell asnjë dobi.