Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nisa — Ajet 85 (Shqip) — Video

En-Nisa • Ajet 85 nga 176 • Shqip


مَنْ يَشْفَعْ شَفَاعَةً حَسَنَةً يَكُنْ لَهُ نَصِيبٌ مِنْهَا ۖ وَمَنْ يَشْفَعْ شَفَاعَةً سَيِّئَةً يَكُنْ لَهُ كِفْلٌ مِنْهَا ۗ وَكَانَ اللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ مُقِيتًا 85
Përkthim:
Ai që përpiqet për të mirë – edhe ai do të ketë pjesë në shpërblim, e ai që angazhohet për të keqe – edhe ai do të ketë pjesë në ndëshkim. – Se Perëndia është i Gjithëpushtetshëm. En-Nisa 4:85
Tefsiri:

Kush ndihmon për të mirë, do të ketë pjesë nga ajo, dhe kush ndihmon për të keq, do të ngarkohet me të. -

Këtu bëhet fjalë për ndihmën që njeriu mund t’i japë dikujt tjetër për punë a çështje të ndryshme. Pra, nëse ai ndihmon dhe përpiqet së bashku me dikë tjetër për arritjen dhe plotësimin e një pune të mirë, siç është, për shembull, ndihma për të larguar një padrejtësi, ai do të marrë shpërblim në varësi të mundit të ofruar, por pa iu zvogëluar aspak shpërblimi vepruesit kryesor të tij. Po kështu edhe ata që ofrojnë ndihmë dhe mbështetje për vepra të këqija do të kenë përgjegjësi në varësi të ndihmës së ofruar dhe dëmit që sjellin. Kjo është një porosi e mrekullueshme nga Allahu, që ne të bashkëpunojmë dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin për vepra të mira, për devotshmëri dhe për t’iu ruajtur armiqësisë dhe urrejtjes mes nesh. Allahu i Lartësuar e përforcon këtë porosi, duke thënë:

Allahu është Dëshmues i drejtë për gjithçka. -

Pra, Allahu i Lavdëruar është Dëshmuesi, që shikon dhe di gjithçka, Ai i ka regjistruar të gjitha veprat e njeriut dhe do ta marrë atë në llogari për çdo gjë që ka bërë, duke i dhënë shpërblimin apo ndëshkimin e merituar.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nisa • Ajet 84 E ardhshme En-Nisa • Ajet 86