Atë Ditë gjithkush do të shpërblehet për atë që ka bërë. -
Gjithësecili do të shpërblehet për atë që ka bërë në dynja, me të mirë ose me të keq, për punët e mëdha e të shumta dhe për punët e vogla e të pakta. Atë ditë, askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi me shtim të këqijash apo me pakësim shpërblimi.Atë Ditë nuk do të ketë padrejtësi. Me të vërtetë Allahu është Llogaritës i shpejtë. -
Pra, të mos ju duket larg ajo ditë. Çdo gjë që ka për të ardhur është afër. Allahu është Llogaritës i shpejtë i veprave të robërve të Tij në Ditën e Gjykimit, sepse Ai është Gjithëpërfshirës me dijen e Tij dhe i Plotë në pushtetin e Tij.