Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Gafir — Ajet 18 (Shqip) — Video

Gafir • Ajet 18 nga 85 • Shqip


وَأَنْذِرْهُمْ يَوْمَ الْآزِفَةِ إِذِ الْقُلُوبُ لَدَى الْحَنَاجِرِ كَاظِمِينَ ۚ مَا لِلظَّالِمِينَ مِنْ حَمِيمٍ وَلَا شَفِيعٍ يُطَاعُ 18
Përkthim:
Dhe, paralajmëroi ata për Ditën e afërt të Gjykimit, kur zemrat do t’u vijnë deri në fyt prej pikëllimit. (Atëherë), për njerëzit e këqinj nuk ekziston asnjë mik i sinqertë dhe ndërmjetësues i pranueshëm. Gafir 40:18
Tefsiri:
Allahu i Madhëruar i drejtohet Profetit të Tij, Muhamedit (a.s.), që t’i këshillojë dhe paralajmërojë njerëzit për t’u përgatitur për Ditën e Kijametit, e cila - ashtu sikurse e përshkruan Allahu - afrohet gjithnjë e më shumë. Tronditja, tmerret dhe vështirësitë e saj janë shumë pranë.

Paralajmëroji ata për Ditën që afrohet gjithnjë e më shumë, kur zemrat do të vijnë në fyt për t'u zënë frymën. -

Nga tmerri i madh atë ditë, zemrat do të ngrihen deri në fyt, ndërsa gjoksi do t’u zbrazet. Vështrimet e tyre do të jenë të shtangura e të tmerruara. Askush nuk do të flasë, përveç atij që Rahmani do t’i japë leje dhe do të thotë vetëm të vërtetën.

“Për keqbërësit nuk ka mik të afërt e as ndërmjetësues që i shkon fjala.” -

Atë ditë, për të padrejtët nuk do të ketë të afërt, miq apo ndërmjetësues, të cilëve do t’u dëgjohet dhe pranohet ndërmjetësimi. Ditën e Gjykimit nuk ka ndërmjetësim për ata që e kanë përlyer veten me idhujtari. Edhe sikur dikush të ndërmjetësojë për ta, - gjë që nuk ka për të ndodhur kurrë, - Allahu i Madhëruar nuk është i kënaqur me këtë lloj ndërmjetësimi dhe nuk e pranon atë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Gafir • Ajet 17 E ardhshme Gafir • Ajet 19