Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Gafir — Ajet 49 (Shqip) — Video

Gafir • Ajet 49 nga 85 • Shqip


وَقَالَ الَّذِينَ فِي النَّارِ لِخَزَنَةِ جَهَنَّمَ ادْعُوا رَبَّكُمْ يُخَفِّفْ عَنَّا يَوْمًا مِنَ الْعَذَابِ 49
Përkthim:
Dhe, ata që gjenden në zjarr, do t’u thonë rojtarëve të skëterrës: “Lutjuni Zotit tuaj që të na lehtësojë dënimin, (madje) qoftë vetëm një ditë!” Gafir 40:49
Tefsiri:

Ata që janë në Zjarr, do t’u thonë rojtarëve të Xhehenemit: “Luteni Zotin tuaj të na e lehtësojë, qoftë edhe një ditë, dënimin!” -

Banorët e Zjarrit, qofshin ata ish-pasues të dobët apo ish-krerë kryeneçë e arrogantë, do iu drejtohen rojeve të Xhehenemit e do t’u kërkojnë që ata ta lusin Zotin për t’ua lehtësuar ndëshkimin atyre, me qëllim që të gjejnë sadopak çlodhje e qetësi. Por përgjigjja që u vjen prej tyre është shumë poshtëruese dhe ua shuan çdo shpresë. Ajo përgjigje i bën të kujtojnë se tashmë nuk vlen asnjë lloj ndërmjetësimi.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Gafir • Ajet 48 E ardhshme Gafir • Ajet 50