Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Gafir — Ajet 50 (Shqip) — Video

Gafir • Ajet 50 nga 85 • Shqip


قَالُوا أَوَلَمْ تَكُ تَأْتِيكُمْ رُسُلُكُمْ بِالْبَيِّنَاتِ ۖ قَالُوا بَلَىٰ ۚ قَالُوا فَادْعُوا ۗ وَمَا دُعَاءُ الْكَافِرِينَ إِلَّا فِي ضَلَالٍ 50
Përkthim:
(e rojtarët do t’u thonë atyre): “Vallë, a nuk ju kanë sjellë pejgamberët tuaj argumente të qarta?” Ata përgjigjen: “Po, me të vërtetë, (na kanë sjellur)”. Ata (rojtarët) ju thonë: “Lutjuni pra ju! – Por, thirrja (lutja) e mohuesve është vetëm në humbje”, Gafir 40:50
Tefsiri:

Ata do t’u thonë: “A nuk ju erdhën të dërguarit tuaj me argumente të qarta?” -

A nuk erdhën te ju profetët e Zotit me argumente të qarta, nëpërmjet të cilëve mund të dallohej qartë e vërteta nga e kota, fjalët e veprat që të afrojnë pranë Zotit nga ato që të largojnë prej Tij?

Ata përgjigjen: “Po!” -

Kuptimi: Pa dyshim që ata sollën argumente shumë të qarta dhe ne nuk kemi asnjë justifikim para Allahut. Argumentet e Allahut nuk mund të kundërshtoheshin, por ne u treguam të padrejtë, duke i refuzuar ato.

“Atëherë,

(do t'u thonë:)

lutuni vetë tani!” -

Rojet e Xhehenemit, duke u distancuar nga banorët e Zjarrit dhe duke u shprehur atyre refuzimin për t’u bërë ndërmjetësues për zullumqarët, u thonë: “Lutuni vetë për ndihmë e shpëtim!” Por a do t’ju sjellë kjo ndonjë dobi? Thotë Allahu i Madhëruar, i Drejtë e i Urtë:

Por lutja e jobesimtarëve është e kotë. -

Pra, lutja e tyre është e kotë, e pavlefshme dhe e padobishme. Ajo është sikur të mos ekzistonte fare, sepse mohimi i Zotit i asgjëson dhe fshin të gjitha veprat e robit dhe është pengesë e pakapërcyeshme për pranimin e lutjeve.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Gafir • Ajet 49 E ardhshme Gafir • Ajet 51