Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Gafir — Ajet 54 (Shqip) — Video

Gafir • Ajet 54 nga 85 • Shqip


هُدًى وَذِكْرَىٰ لِأُولِي الْأَلْبَابِ 54
Përkthim:
si udhërrëfyes dhe këshillë për mentarët. Gafir 40:54
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i Gafir 40:53
Ne i dhamë Musait Udhëzimin, ndërsa bijve të Israilit u lamë në trashëgim Librin, si Udhërrëfyes e Përkujtues për njerëzit që kuptojnë. -

“El Huda” ose “udhëzimi” quhet dituria dhe argumentet e qarta, nëpërmjet të cilave gjejnë udhën e drejtë ata që e kërkojnë dhe e synojnë atë. Ndërsa Shpalljen e dhuruar Musait, Allahu i Madhëruar ua la në trashëgim ithtarëve të Librit. Ata duhet ta përcillnin këtë trashëgimi brez pa brezi, me besnikëri. Kjo shpallje ishte Teurati, në të cilin ishte udhëzimi, dituria rreth ligjeve të fesë dhe çdo lloj diturie e nevojshme. Në të tregohej mirësia, si dhe rrugët për arritjen e saj. Teurati ishte për besimtarët nxitje për të arritur të mirën dhe paralajmërim që të ruheshin nga e keqja. Ky libër ishte udhëzim dhe ndriçues veçse për ata që Allahu i Madhëruar i quan “ulul elbab” - mendarët, të mençurit, të urtët, të diturit.
Shko te videoja e plotë e sures