Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Gafir — Ajet 55 (Shqip) — Video

Gafir • Ajet 55 nga 85 • Shqip


فَاصْبِرْ إِنَّ وَعْدَ اللَّهِ حَقٌّ وَاسْتَغْفِرْ لِذَنْبِكَ وَسَبِّحْ بِحَمْدِ رَبِّكَ بِالْعَشِيِّ وَالْإِبْكَارِ 55
Përkthim:
Andaj, bëhu i durueshëm ti (o Muhammed). Pa dyshim, premtimi i Perëndisë është i vërtetë (do të realizohet). Lutju Zotit për faljen e mëkateve tuaja dhe lartësoje Zotin tënd me falenderim, në mbrëmje dhe mëngjes! Gafir 40:55
Tefsiri:

Ti ngulmo me durim, sepse premtimi i Allahut është i vërtetë. -

Allahu i Madhëruar e porosit Profetin e Tij që të bënte durim dhe të ishte i qëndrueshëm në misionin e tij, ashtu sikurse duruan profetët më të zgjedhur. Të bënte durim, sepse premtimi i Zotit është i vërtetë e i padiskutueshëm. Ai nuk është mashtrim apo trillim. Për këtë arsye, vërtetësia e tij duhej t’ia lehtësonte durimin dhe qëndrueshmërinë në detyrën e ngarkuar nga Zoti. Shpallja e Zotit është vetë e vërteta dhe udhëzimi i kulluar. Për hir të Shpalljes duruan dhe qëndruan durimtarët, dhe pas saj u kapën fort të urtit e të mençurit. Thënia: “premtimi i Allahut është i vërtetë” duhet të jetë nxitje për durim dhe qëndrueshmëri në bindjen ndaj Zotit, në largimin nga ndalesat e Tij dhe në ruajtjen e kufijve të Tij.

Kërko falje për gjynahet e tua dhe lartësoje me lavde Zotin tënd, mbrëmje e mëngjes! -

Gjynahet e pengojnë dhe e privojnë njeriun nga arritja e të mirave dhe nga lumturia. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar porosit për pendesë dhe kërkim faljeje për të gjitha këto gjynahe. Ai porosit edhe për durim, përmes së cilit arrihet gjithçka e dëshiruar dhe e dashur. I Lartësuari urdhëron edhe për lavdërim të Tij, sidomos në dy kohë: në mëngjes dhe në mbrëmje. Këto janë kohët më të mira, në të cilat kryhen adhurime të shumta, të detyrueshme dhe të pëlqyeshme. Këto porosi për durim, pendim, kërkim faljeje dhe për tesbih e adhurim në kohët e zgjedhura janë një ndihmë e lehtësim i madh për arritjen e mirësive dhe për largimin e të këqijave.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Gafir • Ajet 54 E ardhshme Gafir • Ajet 56