Sa pak që mësoni ju nga këshillimi! -
Kuptimi: Shumë pak po kujtoni dhe mendoni, sepse, në të kundërt, nuk do të kishit këtë gjykim të gabuar. Nëse do të meditonit me kujdes, nëse do të gjykonit me saktësi e drejtësi, ju do të njihnit dhe të përcaktonit me saktësi të mirën dhe të keqen, si dhe nivelet e tyre të ndryshme. Kështu, ju do të arrinit të bënit dallimin mes vepërmirëve dhe vepërkëqijve të shfrenuar. Nëse do të mendoheshit mirë dhe nëse do të kishit vullnet të fortë dhe qëllime të larta, ju do t’i jepnit përparësi të mirës dhe të dobishmes, kundrejt të ligës dhe të dëmshmes, do të përqafonit udhëzimin e drejtë, kundrejt devijimit, do të punonit pa u lodhur për të arritur lumturinë e përjetshme, duke i dhënë asaj përparësi, kundrejt dynjasë, që do të zhduket shumë shpejt.