Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Gafir — Ajet 59 (Shqip) — Video

Gafir • Ajet 59 nga 85 • Shqip


إِنَّ السَّاعَةَ لَآتِيَةٌ لَا رَيْبَ فِيهَا وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لَا يُؤْمِنُونَ 59
Përkthim:
Me të vërtetë, do të vije Çasti i ringjalljes, për këtë s’ka dyshim, por shumica e njerëzve nuk besojnë. Gafir 40:59
Tefsiri:

Sigurisht që Ora do të vijë! Për këtë s’ka dyshim ... -

Nuk ka dyshim që momenti kur të ndodhë kijameti dhe ringjallja do të vijë. Kjo është një e vërtetë, për të cilën na njoftuan profetët, të cilët janë krijesat më të sinqerta në fjalët e lajmet që sollën nga Zoti. Për këtë të vërtetë kanë folur të gjitha shpalljet qiellore, lajmet e të cilave janë absolutisht të sakta. Atë e mbështet edhe logjika e pastër, kur sheh shenjat dhe argumentet e Zotit në gjithësi, të cilat dëshmojnë për pushtetin e Tij mbi gjithçka.

...por shumica e njerëzve nuk besojnë. -

Pra, edhe pas gjithë këtyre fakteve nxitës për të besuar dhe për t’iu nënshtruar Zotit e për t’u përgatitur për Ditën e Takimit, shumë njerëz nuk besojnë dhe nuk e zgjedhin këtë rrugë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Gafir • Ajet 58 E ardhshme Gafir • Ajet 60