Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Gafir — Ajet 62 (Shqip) — Video

Gafir • Ajet 62 nga 85 • Shqip


ذَٰلِكُمُ اللَّهُ رَبُّكُمْ خَالِقُ كُلِّ شَيْءٍ لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ۖ فَأَنَّىٰ تُؤْفَكُونَ 62
Përkthim:
Ja, ky është Zoti juaj, krijues i çdo gjëje. S’ka zot tjetër përveç Tij. E, kah po shmangeni ju?! Gafir 40:62
Tefsiri:

I tillë është Allahu, Zoti juaj, Krijuesi i çdo gjëje. Nuk ka të adhuruar me meritë përveç Tij. -

Ai i Cili ju ka falur të gjitha mirësitë dhe përkujdeset për ju është vetëm Allahu i Madhëruar. Ai është i vetmi Krijues, Furnizues, Sundues e Përkujdesës dhe i vetmi që meriton adhurimin e përkushtimin tuaj të plotë. Mirësitë e shumta të dhuruara prej Tij janë shenjë se Ai është i vetmi Zot, ndërsa mirënjohja dhe lavdërimi që Ai meriton për këto mirësi dhe për cilësitë e Tij të mrekullueshme tregojnë se Ai është i vetmi që meriton adhurimin.

Atëherë, si i largoheni së vërtetës? -

Pasi i Madhëruari pohoi zotërimin dhe sundimin absolut të Tij, Ai urdhëron që ta adhurojmë si Një të vetëm, duke thënë: Si i largoheni adhurimit të Tij, pa i bërë shok e ortak?! Si nuk i përkushtoheni vetëm Atij, pasi ju solli argumente dhe jua ndriçoi rrugën?!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Gafir • Ajet 61 E ardhshme Gafir • Ajet 63