Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Gafir — Ajet 63 (Shqip) — Video

Gafir • Ajet 63 nga 85 • Shqip


كَذَٰلِكَ يُؤْفَكُ الَّذِينَ كَانُوا بِآيَاتِ اللَّهِ يَجْحَدُونَ 63
Përkthim:
Kështu ______________________? Gafir 40:63
Tefsiri:

Kështu sprapsen ata që i mohojnë argumentet e Allahut. -

Largimi prej adhurimit të Allahut të Madhëruar ndodh si një ndëshkim i drejtë për ata që shpërfillin dhe refuzojnë të pranojnë ajetet dhe argumentet e Tij, apo që luftojnë profetët e Tij. Me fjalë të tjera, për shkak të mohimit të Shpalljes së Zotit dhe armiqësisë ndaj profetëve e përhapësve të së vërtetës, ata devijohen dhe privohen nga teuhidi dhe nga sinqeriteti ndaj Allahut, sikurse thuhet në një ajet tjetër: “Sa herë që zbret ndonjë sure, ata shikojnë njëri-tjetrin në sy e thonë: “A ju pa ndokush?” Pastaj largohen. Allahu ua ka larguar zemrat (nga drita), sepse ata qenë njerëz që nuk kuptonin.” [Teube 127].
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Gafir • Ajet 62 E ardhshme Gafir • Ajet 64