Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Gafir — Ajet 85 (Shqip) — Video

Gafir • Ajet 85 nga 85 • Shqip


فَلَمْ يَكُ يَنْفَعُهُمْ إِيمَانُهُمْ لَمَّا رَأَوْا بَأْسَنَا ۖ سُنَّتَ اللَّهِ الَّتِي قَدْ خَلَتْ فِي عِبَادِهِ ۖ وَخَسِرَ هُنَالِكَ الْكَافِرُونَ 85
Përkthim:
Por besimi i tyre, nuk u sjell kurrfarë dobie, pasi e panë dënimin Tonë. Kjo është dispozita e Perëndisë, e cila është zbatuar te robërit e Tij – dhe mohuesit (atëherë) do të humbin. Gafir 40:85
Tefsiri:

Por besimi i tyre pasi panë dënimin Tonë, nuk u bëri dobi. I tillë është ligji i Allahut që ka vepruar ndaj robërve të Tij. -

Por besimi dhe pendimi i tyre nuk u vlen në atë çast. Ky është rregulli i pandryshueshëm, që ka vendosur Zoti. Besimi i mohuesve në momentet e zbritjes së ndëshkimit është i pavlefshëm. Ai tashmë nuk i shpëton më nga ndëshkimi i Zotit, sepse është besim i detyruar, dhe jo besim me zgjedhje të lirë. Ai është tashmë besim i diçkaje të dukshme nga shqisat. Ndërsa besimi i vërtetë dhe i saktë, që i sjell dobi njeriut, është besimi me zgjedhje të lirë dhe besimi në gjërat dhe çështjet që nuk dëshmohen nga shqisat. Gjithashtu, kusht për vlefshmërinë e imanit është që të ndodhë para se të vijnë shenjat e dukshme të ndëshkimit dhe para se të vijë Dita e Gjykimit (ose disa nga shenjat e afrimit të saj).

Dhe kështu u shkatërruan mohuesit e Allahut. -

Pikërisht në këtë kohë, kur të vuajnë ndëshkimin e madh, qafirët do të binden për humbjen dhe dështimin e tyre. Ata tashmë kanë humbur fenë, dynjanë dhe ahiretin e tyre. Por humbja e mirësive nuk do të jetë e vetmja gjë që i pret. Ata do të hidhen në ndëshkimin më të rëndë, që do ta vuajnë në përjetësi.Këtu përfundon edhe tefsiri i sures “El mu’min” (besmtari), me mirësinë, butësinë dhe ndihmën e Allahut të Madhëruar. Asgjë nuk arrihet me forcën dhe punën tonë. Vetëm Allahut i takon lavdia, mirënjohja dhe të gjitha lavdërimet.Kështu quhet ndryshe surja “Gafir”
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Gafir • Ajet 84 E ardhshme Fusilet • Ajet 1