Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Fusilet — Ajet 1 (Shqip) — Video

Fusilet • Ajet 1 nga 54 • Shqip


حم 1
Përkthim:
Hâ, Mîm. Fusilet 41:1
Tefsiri:

Ha, Mim. Kjo është Shpallje prej të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. -

Allahu i Lartësuar u tregon besimtarëve, adhuruesve të Tij, se ky Kur’an i bukur dhe madhështor është Shpallje e Atij, që është El Rahman dhe El Rahim, i Gjithëmëshirshmi e Mëshirëploti. Mëshira e Allahut ka përfshirë gjithçka. Ndër shenjat më të mëdha të mëshirës së Tij është edhe shpallja e Kur'anit madhështor. Dituria, udhëzimi, drita, shërimi, mëshira dhe mirësitë e këtij libri janë aq të shumta dhe të mrekullueshme, saqë ai e meriton të quhet si begatia dhe bekimi më i madh që i është dhuruar botës dhe robërve. Ai është rruga drejt lumturisë në dynja dhe ahiret. Më pas, Allahu i Lartësuar e lëvdon këtë libër, duke treguar se ai është shpallur në formën më të plotë dhe më të bukur:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Gafir • Ajet 85 E ardhshme Fusilet • Ajet 2