Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Fusilet — Ajet 15 (Shqip) — Video

Fusilet • Ajet 15 nga 54 • Shqip


فَأَمَّا عَادٌ فَاسْتَكْبَرُوا فِي الْأَرْضِ بِغَيْرِ الْحَقِّ وَقَالُوا مَنْ أَشَدُّ مِنَّا قُوَّةً ۖ أَوَلَمْ يَرَوْا أَنَّ اللَّهَ الَّذِي خَلَقَهُمْ هُوَ أَشَدُّ مِنْهُمْ قُوَّةً ۖ وَكَانُوا بِآيَاتِنَا يَجْحَدُونَ 15
Përkthim:
Sai përket Adit, ata janë madhështuar në Tokë pa kurrfarë baze dhe thonin: “Kush është më i fortë se ne?” Vallë a nuk shohin ata se Perëndia që i ka krijuar, është më i fuqishëm se ata, - e ata i kanë mohuar argumentet Tona. Fusilet 41:15
Tefsiri:

Sa i përket popullit Ad, ata u treguan arrogantë në tokë kundër të vërtetës dhe thanë: “Kush është më i fortë se ne?” -

Këtu flitet për historinë e popujve Ad dhe Themud. Populli i Adit, përveç se ishin mohues të Zotit, të shenjave të Tij dhe të profetëve të Tij, ata ishin njerëz të prishur e shkatërrimtarë. Ata dhunonin padrejtësisht të tjerët, ishin shumë arrogantë dhe të vetëkënaqur me fuqinë e tyre, aq sa thoshin: “E kush është më i fortë se ne?”.

A nuk e dinin ata se Allahu, i Cili i krijoi, është më i fortë se ata?! Por ata vazhduan t'i rrefuzonin shenjat Tona. -

Por Allahu i Lartësuar kthen përgjigjen për ta, duke përmendur diçka që e dinë të gjithë. I Madhëruari thotë: A nuk e dinin ata se Allahu, i Cili i krijoi, është më i fortë se ata?! Nëse Ai nuk do t’i kishte krijuar, ata nuk do të ekzistonin. Për këtë arsye, nëse ata do të kujtonin këtë fakt, nuk do të silleshin me kryelartësi dhe arrogancë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Fusilet • Ajet 14 E ardhshme Fusilet • Ajet 16