Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Fusilet — Ajet 16 (Shqip) — Video

Fusilet • Ajet 16 nga 54 • Shqip


فَأَرْسَلْنَا عَلَيْهِمْ رِيحًا صَرْصَرًا فِي أَيَّامٍ نَحِسَاتٍ لِنُذِيقَهُمْ عَذَابَ الْخِزْيِ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا ۖ وَلَعَذَابُ الْآخِرَةِ أَخْزَىٰ ۖ وَهُمْ لَا يُنْصَرُونَ 16
Përkthim:
Dhe, Ne u dërguam atyre në ditët e shëmtuara (fatkeqësisë) erë të ftohtë, për ta shijuar dënimin poshtërues që në këtë jetë, e dënimi në jetën tjetër është edhe më poshtërues dhe atyre nuk do t’u ndihmohet. Fusilet 41:16
Tefsiri:

Prandaj Ne lëshuam kundër tyre një Erë të furishme për disa ditë shkatërruese, ... -

Ajo ishte një stuhi e furishme, aq sa prej saj krijohej një ushtimë shumë e frikshme, si një bubullimë. Allahu i Lartësuar ua vazhdoi atë furtunë për shtatë net e tetë ditë rresht, sikurse thotë në suren Hakka 6, 7: “Ndërsa Adi u shkatërrua me një stuhi të fuqishme e të zhurmshme, që Ai e lëshoi kundër tyre shtatë net e tetë ditë rresht. Sikur t’i shihje njerëzit që shembeshin përdhe, si të ishin trungje hurmash të zgavruara.” Kështu i shkatërroi i Madhërishmi ata. Pas kësaj gjëme, mbetën veçse rrënojat e vendbanimit të tyre. Pastaj i Lartësuari thotë:...për t’i bërë ata ta ndienin shjen e dënimit poshtërues që në jetën e kësaj bote; por në botën tjetër Dënimi do të jetë edhe më poshtërues dhe ata nuk do të gjejnë asnjë ndihmë. -

Allahu u dha atë ndëshkim, që t’i turpëronte para krijesave që në jetën e kësaj dynjaje, ku ata krenoheshin me forcën e tyre. Ndërsa ndëshkimi i ahiretit do të jetë edhe më poshtërues. Atje ata nuk do të kenë mundësinë të mbrohen dhe as të shpëtojnë.
Shko te videoja e plotë e sures