Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Fusilet — Ajet 17 (Shqip) — Video

Fusilet • Ajet 17 nga 54 • Shqip


وَأَمَّا ثَمُودُ فَهَدَيْنَاهُمْ فَاسْتَحَبُّوا الْعَمَىٰ عَلَى الْهُدَىٰ فَأَخَذَتْهُمْ صَاعِقَةُ الْعَذَابِ الْهُونِ بِمَا كَانُوا يَكْسِبُونَ 17
Përkthim:
Dhe, Themudit, Ne ia kemi treguar rrugën e drejtë, por ata e deshën (preferuan) verbërimin e jo rrugën e drejtë, andaj ata i goditi dënimi i stuhishëm, poshtërues, për atë që kanë punuar; Fusilet 41:17
Tefsiri:

Sa u përket

(popullit të)

Themudit, Ne ia treguam udhën e drejtë, ... -

Themudi është një popull i njohur, që ka jetuar në El Hixhr dhe në rrethinat e saj. Allahu i Lartësuar dërgoi tek ata profetin Salih (a.s.), për t’i ftuar në teuhid dhe për t’i ndaluar nga shirk-u. Ai u solli atyre si mrekulli një deve të madhe dhe i urdhëroi që t’i ndanin ditët me devenë për shfrytëzimin e ujit dhe burimeve të tij: një ditë për devenë, një ditë për ta. Një ditë pinin ujë dhe ditën tjetër pinin nga qumështi i devesë, edhe pse nuk shpenzonin gjë për ushqimin dhe mirëmbajtjen e saj. Ajo thjesht ushqehej në tokën e Zotit. Siç shihet, kjo qe një shenjë shumë e qartë për të gjithë atë popull, shenjë e cila nuk u linte atyre asnjë justifikim.

... por ata parapëlqyen verbërinë

(e zemrës)

kundrejt Udhëzimit. Prandaj i kapi tmerri i dënimit poshtërues për shkak të asaj që kishin vepruar. -

Allahu i Lartësuar ua tregoi qartë rrugën e vërtetë, dhe ky fakt përforcohet në këtë ajet, ku thuhet: “Ne ua treguam udhën e drejtë”. Të gjithë popujve që u dërgoi profet Allahu i Lartësuar ua qartësoi plotësisht të vërtetën dhe u solli mrekulli, që të mos kishin më asnjë justifikim për mosbesimin, por në rastin e Themudit, mrekullia ishte aq e dukshme dhe aq e qartë, sa çdokush e pa dhe e dëshmoi, i madh dhe i vogël, burra e gra. Megjithatë, për shkak të ligësisë dhe padrejtësisë së tyre, ata dëshiruan më shumë verbërinë kundrejt udhëzimit, deshën kufrin dhe padrejtësinë kundrejt besimit dhe bamirësisë, zgjodhën injorancën dhe shirk-un kundrejt diturisë dhe adhurimit të Zotit si Një dhe të Vetëm. Pra, Allahu i Lartësuar nuk u bëri ndonjë padrejtësi atyre.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Fusilet • Ajet 16 E ardhshme Fusilet • Ajet 18