Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Fusilet — Ajet 21 (Shqip) — Video

Fusilet • Ajet 21 nga 54 • Shqip


وَقَالُوا لِجُلُودِهِمْ لِمَ شَهِدْتُمْ عَلَيْنَا ۖ قَالُوا أَنْطَقَنَا اللَّهُ الَّذِي أَنْطَقَ كُلَّ شَيْءٍ وَهُوَ خَلَقَكُمْ أَوَّلَ مَرَّةٍ وَإِلَيْهِ تُرْجَعُونَ 21
Përkthim:
Ata u thonë lëkurave të tyre: “Pse dëshmuat kundër nesh?” e ato përgjigjen: “Perëndia, na ka bërë që të flasim – ashtu siç i ka dhënë aftësinë e të folurit çdo sendi. Ai u ka krijuar për herë të parë dhe tek Ai do të ktheheni (përsëri)”. Fusilet 41:21
Tefsiri:

Ata do t’u thonë lëkurave të veta: “Përse dëshmoni kundër nesh? -

Ky fakt dëshmon që të gjitha organet do të dëshmojnë. Pra, kuptimi është: Përse dëshmoni kundër nesh, ndërkohë që ne jemi përpjekur gjithmonë t’ju mbrojmë dhe t’ju kënaqim?!

Ato do thonë: “Është Allahu Ai që na ka bërë të flasim, Ai që ia ka dhënë të folurit gjithçkaje.” -

Kuptimi: Është jashtë mundësive tona që të mos dëshmojmë të vërtetën, kur është Allahu i Madhërishëm Ai që na bëri të flasim. Dëshira dhe urdhri i Tij nuk mund të kundërshtohen.

“Është Ai që ju krijoi ju herën e parë dhe vetëm tek Ai do të ktheheni” -

Ashtu sikurse ju ka krijuar ju, me trup dhe shpirt, po ashtu Ai ka krijuar edhe aftësinë tuaj për të folur. Pastaj, ju do të ktheheni tek Allahu, i Cili do t’ju shpërblejë për ato që keni bërë. Ka shumë mundësi, gjithashtu, që këto fjalë t’i referohen vërtetësisë së ringjalljes. Domethënë, Allahu që ju krijoi herën e parë është i Plotfuqishëm që t’ju rikrijojë dhe t’ju ringjallë, për t’ju llogaritur dhe shpërblyer për punët tuaja.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Fusilet • Ajet 20 E ardhshme Fusilet • Ajet 22