Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Fusilet — Ajet 22 (Shqip) — Video

Fusilet • Ajet 22 nga 54 • Shqip


وَمَا كُنْتُمْ تَسْتَتِرُونَ أَنْ يَشْهَدَ عَلَيْكُمْ سَمْعُكُمْ وَلَا أَبْصَارُكُمْ وَلَا جُلُودُكُمْ وَلَٰكِنْ ظَنَنْتُمْ أَنَّ اللَّهَ لَا يَعْلَمُ كَثِيرًا مِمَّا تَعْمَلُونَ 22
Përkthim:
Ju nuk jeni fshehur (nga frika), që kundër jush të mos dëshmojnë veshët tuaj, dhe sytë tuaj dhe lëkura juaj, por ngase keni besuar se Perëndia nuk do t’i dijë shumë ato që i keni punuar. Fusilet 41:22
Tefsiri:

Ju fshiheshit

(kur bënit gjynahe)

jo nga frika se kundër jush do të dëshmonin veshët tuaj, sytë tuaj dhe lëkurat tuaja. -

Kuptimi: Ju nuk mendonit rreth kësaj dëshmie dhe nuk ruheshit që organet tuaja të mos ju shihnin dhe të dëshmonin veprat tuaja. Jo vetëm kaq, por...

Por ju menduat se Allahu nuk i dinte për shumë nga gjërat që ju vepronit. -

Ky mendim i gabuar bëri që ata të zhyteshin gjynah pas gjynahu. Ky mendim u bë shkak për shkatërrimin dhe dëshpërimin e tyre.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Fusilet • Ajet 21 E ardhshme Fusilet • Ajet 23