Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Fusilet — Ajet 23 (Shqip) — Video

Fusilet • Ajet 23 nga 54 • Shqip


وَذَٰلِكُمْ ظَنُّكُمُ الَّذِي ظَنَنْتُمْ بِرَبِّكُمْ أَرْدَاكُمْ فَأَصْبَحْتُمْ مِنَ الْخَاسِرِينَ 23
Përkthim:
Dhe, kjo bindje e juaj, që keni pasur në Zotin tuaj, u ka shkatërruar juve, e u bëtë prej atyre që janë në humbje. Fusilet 41:23
Tefsiri:

Por pikërisht ky mendim që ju patët për Zotin tuaj, ju shkatërroi, dhe ju u bëtë prej të dëshpëruarve. -

Ky mendim i gabuar nuk lidhet aspak me madhështinë e Allahut të Lartësuar. Ky mendim i shkatërron ata, të cilët do të përfundojnë të dëshpëruar. Ata humbin familjet dhe fenë e tyre nëpërmjet veprave që bëjnë. Ndëshkimi i Zotit bëhet i meritueshëm mbi ta, ndëshkim që do të jetë i përjetshëm e që asnjë çast nuk do t’u lehtësohet.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Fusilet • Ajet 22 E ardhshme Fusilet • Ajet 24