Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Fusilet — Ajet 4 (Shqip) — Video

Fusilet • Ajet 4 nga 54 • Shqip


بَشِيرًا وَنَذِيرًا فَأَعْرَضَ أَكْثَرُهُمْ فَهُمْ لَا يَسْمَعُونَ 4
Përkthim:
si sihariques dhe paralajmërues, por shumica e tyre janë shmangë (prej studimit të tij) e nuk duan të dëgjojnë, Fusilet 41:4
Tefsiri:

Që jep sihariqe dhe paralajmërime, por shumica e tyre

(njerëzve)

i kthejnë shpinën dhe nuk dëgjojnë. -

Kur'ani i përgëzon ata që e pranojnë dhe zbatojnë atë për shpërblime të shumta në dynja dhe ahiret. Por ai edhe paralajmëron për dënime të dhimbshme në jetën e dynjasë dhe në ahiret ata që e shpërfillin dhe nuk e vënë në zbatim. Megjithëse cilësitë e këtij libri bëjnë që ai të pranohet, të respektohet, të besohet dhe të zbatohet lehtësisht, shumica e krijesave i kthejnë shpinën atij me mendjemadhësi dhe mospërfillje. Ata nuk e dëgjojnë Kur'anin, me kuptimin që nuk e pranojnë atë, edhe pse mund ta dëgjojnë me veshë atë. Ose dëgjimi i tyre nuk u sjell dobi, madje zhvleftëson çdo lloj justifikimi para Zotit për moszbatimin e porosive të Tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Fusilet • Ajet 3 E ardhshme Fusilet • Ajet 5