Ata thonë: “Zemrat tona janë të mbyllura për
(të pranuar)atë që ti na fton, veshët tanë janë shurdhuar keq ... ” -
Kundërshtarët dhe armiqtë e së vërtetës, duke treguar shkakun e mospërfitimit prej ajeteve të Kur'anit, thonë: Zemrat tona janë të mbyllura, të kyçura e të vulosura, prandaj ne nuk mund ta kuptojmë dhe pranojnë atë. Veshët tanë - thonë ata - janë bllokuar, prandaj nuk mund t’i dëgjojmë porositë e Allahut.... dhe ndërmjet nesh dhe teje ka një perde. -
Kuptimi: Ne nuk mund të shohim. Në këtë mënyrë, ata shfaqin armiqësi të hapur ndaj Profetit (a.s.) dhe Shpalljes hyjnore. Nga ana tjetër, ata shprehin vetëkënaqësinë me gjendjen në të cilën ndodhen:... Prandaj ti vepro siç do vetë, kurse ne do vazhdojmë me tonën! -
Kuptimi: Ashtu sikurse ti je i kënaqur me veprat dhe përkushtimin në fenë tënde, edhe ne jemi të kënaqur me veprat në fenë tonë. Ky është tregues i humbjes së tyre të thellë, të cilën e shohin si lumturi dhe mirësi. Ata e shesin imanin për të blerë kufrin dhe sakrifikojnë ahiretin për të fituar diçka nga kjo dynja.