Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Fusilet — Ajet 47 (Shqip) — Video

Fusilet • Ajet 47 nga 54 • Shqip


إِلَيْهِ يُرَدُّ عِلْمُ السَّاعَةِ ۚ وَمَا تَخْرُجُ مِنْ ثَمَرَاتٍ مِنْ أَكْمَامِهَا وَمَا تَحْمِلُ مِنْ أُنْثَىٰ وَلَا تَضَعُ إِلَّا بِعِلْمِهِ ۚ وَيَوْمَ يُنَادِيهِمْ أَيْنَ شُرَكَائِي قَالُوا آذَنَّاكَ مَا مِنَّا مِنْ شَهِيدٍ 47
Përkthim:
Vetëm Perëndia është i dijshëm kur do të ndodhë Çasti (Kijameti). Kurrfarë fruti nuk mund të dalë prej kupës së lules, as femra nuk mund të mbetet shtatzënë, as të lind, - pa dijeninë e Tij. E, atë Ditë kur Ai i thërret (idhujtarët): “Ku janë shokët e Mi, që m’i përshkruanit Mua?” Ata përgjigjen: “Na të lajmërojmë Ty se prej nesh nuk ka asnjë dëshmitar për ta (se janë shok të Tu)”. Fusilet 41:47
Tefsiri:

Vetëm tek Ai është dituria për Orën e Kijametit. -

Ky ajet na mëson rreth diturisë së gjerë të Allahut të Madhërishëm. Ai është i vetmi që di të fshehtat, siç është, për shembull, koha kur do të ndodhë Kijameti. Të gjitha krijesat, kur flasin për Kijametin, nuk mund të japin kohën e tij, por thonë se atë e di veç Zoti. As profetët, as melekët dhe askush tjetër nuk di gjë për këtë ngjarje të madhe.

Asnjë fryt nuk del prej lëvozhgës së vet... -

Allahu i Lartësuar di për çdo fryt që del nga sythi, nga çdo lloj bime që Ai ka krijuar. Dituria e Tij rreth çdo gjëje është e plotë dhe e imtësishme.

...dhe asnjë femër nuk mbetet shtatzanë e as nuk lind pa dijen e Tij. -

Çdo kafshë e çdo krijesë që bart është në diturinë e Zotit. Qoftë mbarsja, qoftë lindja e krijesave ndodh me dijen e Zotit. Ai di në imtësi për të dhe për gjithçka tjetër në dynja dhe ahiret. Atëherë, si është e mundur që idhujtarët përzgjedhin zota të tjerë, për t’i barazuar me Allahun e Gjithëditur e të Gjithfuqishëm?! Si munden të barazojnë idhujt pa dije dhe të verbër, me Allahun e Lartësuar, që di dhe sheh gjithçka? Për ta shfaqur qartë refuzimin e padrejtë të idhujtarëve ndaj të vërtetës dhe për të treguar dëshpërimin e tyre Ditën e Kijametit, Allahu i Lartësuar thotë:

Ditën, kur Ai t’i thërrasë njerëzit e t’u thotë: “Ku janë ata që i konsideronit si ortakët e Mi?” -

Kuptimi: Ku janë idhujt tuaj, për të cilët pretendonit se janë ortakët e Allahut? Ku janë ata të cilët i adhuronit, madje prej tyre ju u kundërviheshit edhe profetëve!

ata do thonë: “Ne të kemi njohur vetëm Ty, e nuk ka ndonjë që dëshmon se ke shok.” -

Ata do thonë: Ne tashmë të pranojmë vetëm Ty. Askush prej nesh nuk beson më në “hyjninë” e atyre idhujve të kotë. Ne e mohojmë adhurimin tonë “të kotë”, që ua përkushtonim idhujve, dhe distancohemi nga ky krim.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Fusilet • Ajet 46 E ardhshme Fusilet • Ajet 48