Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Fusilet — Ajet 48 (Shqip) — Video

Fusilet • Ajet 48 nga 54 • Shqip


وَضَلَّ عَنْهُمْ مَا كَانُوا يَدْعُونَ مِنْ قَبْلُ ۖ وَظَنُّوا مَا لَهُمْ مِنْ مَحِيصٍ 48
Përkthim:
Humbën (prej tyre) ata që i adhuronin më parë, dhe ata (tani), e dinë se nuk ka strehim për ta. Fusilet 41:48
Tefsiri:

Kështu zhduken ata që adhuroheshin më parë ... -

Çdo gjë që ata kanë adhuruar veç Allahut do të zhduket. Çdo besim, për hir të së cilit kanë harxhuar jetën e tyre, do të zhduket. Çdo gjë që kanë adhuruar veç Allahut dhe mendonin se do t’u sillte dobi apo do t’i ruante, do të zhduket sikur të mos kishte ekzistuar kurrë. Kështu, do të dështojnë përpjekjet e tyre, do të shuhen shpresat dhe ëndrrat e tyre. Idhujt e tyre nuk do t’u vlejnë për asgjë. Në këto momente:

... e ata binden se nuk kanë më shpëtim. -

Për ta nuk ka më ndihmës apo shpëtimtarë, nuk ka më strehë, ku mund të futen e të mbrohen. Ky do të jetë përfundimi për ata që adhurojnë diçka tjetër veç Zotit. Allahu i Lartësuar i sjell këto paralajmërime, që robërit të ruhen nga idhujtaria dhe t’i përkushtohen vetëm Atij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Fusilet • Ajet 47 E ardhshme Fusilet • Ajet 49