Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Fusilet — Ajet 49 (Shqip) — Video

Fusilet • Ajet 49 nga 54 • Shqip


لَا يَسْأَمُ الْإِنْسَانُ مِنْ دُعَاءِ الْخَيْرِ وَإِنْ مَسَّهُ الشَّرُّ فَيَئُوسٌ قَنُوطٌ 49
Përkthim:
Njeriu nuk mërzitet kurrë duke kërkur të mirën (te Perëndia), e nëse e godet e keqja, ai menjëherë bie në dëshpërim dhe humbë shpresën. Fusilet 41:49
Tefsiri:
Këto ajete na zbulojnë natyrën e njeriut, që është i paduruar, i paqëndrueshëm dhe i dobët. Ai është i paduruar qoftë në kryerjen e veprave të mira, qoftë në largimin nga të këqijat. Kjo është natyra e njerëzve në përgjithësi, përveç atyre që Zoti i nxjerr nga kjo gjendje, për t’u plotësuar me besim dhe punë të mira.

Njeriu nuk lodhet së luturi për mirë... -

Njeriu nuk resht asnjëherë së luturi për kërkesat dhe synimet e tij. Ai gjithmonë e lut Allahun për pasuri, mall, fëmijë e bukuri të tjera të kësaj dynjaje. Ai punon dhe shpenzon të gjithë energjitë e veta për t’ia arritur këtyre synimeve dhe gjithmonë është i pakënaqur, sado që të arrijë, pak apo shumë. Sado e madhe të jetë pasuria e dynjasë që ai zotëron, gjithmonë do të kërkojë shtesë.

...por kur atë e godet e keqja, ai ligështohet shumë dhe humb e shpresën. -

Por kur goditet nga ndonjë e keqe, si sëmundje, varfëri etj., ai e humbet shpresën nga mëshira e Zotit dhe mendon se i ka ardhur fundi, duke e lëshuar veten e duke hequr dorë nga përpjekjet. Kështu janë njerëzit në përgjithësi, përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Ata, nëse u vijnë të mira dhe gjëra që i duan, falënderojnë Allahun, madje druhen se mos ndoshta këto mirësi bëhen gradualisht shkak për t’u kënaqur me këtë dynja dhe për të gjetur prehjen në të. Ndërsa kur i godet ndonjë sprovë në veten, pasuritë apo fëmijët e tyre, ata bëjnë durim, shpresojnë mëshirën dhe çlirimin nga Zoti i tyre dhe kurrë nuk e lëshojnë veten. Pastaj i Lartësuari thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Fusilet • Ajet 48 E ardhshme Fusilet • Ajet 50