Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Esh-Shura — Ajet 32 (Shqip) — Video

Esh-Shura • Ajet 32 nga 53 • Shqip


وَمِنْ آيَاتِهِ الْجَوَارِ فِي الْبَحْرِ كَالْأَعْلَامِ 32
Përkthim:
Një prej argumenteve të Tij, janë anijet e mëdha si malet, që lundrojnë nëpër det. Esh-Shura 42:32
Tefsiri:

Ndër Shenjat e Tij janë edhe anijet, të cilat lundrojnë në det dhe ngjajnë me malet. -

Shenja që dëshmojnë mëshirën e madhe të Allahut të Lartësuar për njerëzit janë edhe ligjet e fizikës, që Ai ka krijuar në gjithësi, të cilat njerëzit i shfrytëzojnë për nevojat e tyre në këtë botë. Këtu futen anijet e mëdha, që duken si male të larta në mes detit, sepse janë pikërisht ligjet e mrekullueshme të fizikës, - të cilat Allahu i ka bërë të tilla, - që i mbajnë anijet e mëdha mbi valët e detit. Pastaj, nëpërmjet tyre, njerëzit transportojnë gjithçka që dëshirojnë nëpër vende të largëta. Është Allahu që mundëson funksionimin e anijeve dhe që ua lehtëson lëvizjen atyre, pasi, në të kundërt:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Esh-Shura • Ajet 31 E ardhshme Esh-Shura • Ajet 33