Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Esh-Shura — Ajet 33 (Shqip) — Video

Esh-Shura • Ajet 33 nga 53 • Shqip


إِنْ يَشَأْ يُسْكِنِ الرِّيحَ فَيَظْلَلْنَ رَوَاكِدَ عَلَىٰ ظَهْرِهِ ۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَاتٍ لِكُلِّ صَبَّارٍ شَكُورٍ 33
Përkthim:
Nëse Ai don, e qetëson (ndalon) erën – frymën dhe ata mbesin të palëvizshme në sipërfaqen e tij (detit). Për këtë ka argument për çdokënd që është i durueshëm dhe falenderues, Esh-Shura 42:33
Tefsiri:

Po të dojë Ai, e ndal erën, dhe ato

(anijet)

ngelin të palëvizshme mbi sipërfaqen e ujit. -

Pra, nëse Allahu i Lartësuar ua ndalon erën, ato qëndrojnë në vend e nuk lëvizin. Dikush mund të përmendë anijet e sotshme, që punojnë me karburant, por edhe ato nuk mund të funksionojnë nëse mungojnë kushtet fizike, të cilat është i Gjithëdituri dhe i Gjithëmëshirshmi që i ka krijuar të tilla.

S’ka dyshim se këto fakte vlejnë për çdo durimtar e mirënjohës. -

Të tilla fakte i shohin veçse ata që kanë dy cilësi:

1 Ata, me durim, qëndrojnë të patundur në bindjen ndaj Zotit. Ata nënshtrojnë nefsin e tyre, që të kryejnë adhurimet ndaj Allahut të Lartësuar, edhe pse kjo mund të duket e vështirë. Duke duruar, ata arrijnë ta kontrollojnë nefsin e tyre, që ai të mos lëshohet në harame dhe që ai të jetë gjithmonë i kënaqur me caktimet e dhimbshme, me të cilat Zoti sprovon njerëzit. Në këtë mënyrë, ata ushtrojnë të trija llojet e durimit, që janë: durimi për kryerjen e urdhëresave të Zotit, durimi për largimin nga haramet dhe durimi për të qenë i kënaqur me caktimin e Zotit, i mirë apo i hidhur qoftë ai.

2 Ata janë mirënjohës të vazhdueshëm për dhuratat e Allahut, mirënjohje që shprehet me nënshtrim dhe adhurim të sinqertë ndaj Tij. Këta janë njerëzit që mund të përfitojnë nga shenjat e Allahut.Ndërsa ata që nuk kanë durim dhe nuk tregojnë mirënjohje për mirësitë e Allahut, ata janë kundërshtarë dhe mosbesues, që i kanë kthyer shpinën argumenteve të Allahut dhe që nuk përfitojnë prej tyre.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Esh-Shura • Ajet 32 E ardhshme Esh-Shura • Ajet 34