Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Esh-Shura — Ajet 34 (Shqip) — Video

Esh-Shura • Ajet 34 nga 53 • Shqip


أَوْ يُوبِقْهُنَّ بِمَا كَسَبُوا وَيَعْفُ عَنْ كَثِيرٍ 34
Përkthim:
ose i fundosë ato, për shkak të mëkateve që i kanë bërë ata, e falë edhe shumë (mëkate), Esh-Shura 42:34
Tefsiri:

Ai edhe mund t’i mbysë ata, për shkak të veprave që bëjnë, por për shumë të tjera Ai i fal. -

A nuk mendojnë ata të mjerë dhe të pafuqishëm se, po të dëshirojë, Allahu i Madhëruar mund t’i mbysë ata në mes të detit, për shkak të gjynaheve të shumta të tyre?! Ai është i Plotfuqishëm për gjithçka, por edhe është Falës dhe Mëshirues i madh. Allahu i toleron dhe u lë kohë që të reflektojnë, për t’u penduar dhe për t’u kthyer të dorëzuar ndaj Tij. Ai u mundëson të shohin shenja të mjaftueshme për një besim të mirë. Por, gjithashtu, Allahu i Madhërishëm dhe i Urtë u ka lënë atyre mundësinë të zgjedhin atë që dëshirojnë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Esh-Shura • Ajet 33 E ardhshme Esh-Shura • Ajet 35