Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Esh-Shura — Ajet 45 (Shqip) — Video

Esh-Shura • Ajet 45 nga 53 • Shqip


وَتَرَاهُمْ يُعْرَضُونَ عَلَيْهَا خَاشِعِينَ مِنَ الذُّلِّ يَنْظُرُونَ مِنْ طَرْفٍ خَفِيٍّ ۗ وَقَالَ الَّذِينَ آمَنُوا إِنَّ الْخَاسِرِينَ الَّذِينَ خَسِرُوا أَنْفُسَهُمْ وَأَهْلِيهِمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ ۗ أَلَا إِنَّ الظَّالِمِينَ فِي عَذَابٍ مُقِيمٍ 45
Përkthim:
Dhe, i sheh ata që i ekspozohen zjarrit të përulur nga poshtërimi dhe vjedhin me bisht të syrit. Ata që kanë besuar thonë: “Me të vërtetë, në humbje të madhe janë ata që kanë humbur vetveten dhe familjen e tyre në Ditën e Kijametit”. A, me të vërtetë, zullumqarët janë në dënim të përhershëm! Esh-Shura 42:45
Tefsiri:

Do t’i shohësh ata duke iu afruar Zjarrit të përulur nga nënshtrimi, se si e shikojnë tinëz me bisht të syrit. -

Kur ata të tërhiqen zvarrë për t’u flakur në Zjarr, do të shohësh tmerr të madh. Trupat dhe fytyrat e tyre janë shumë të frikësuara, sepse të tilla janë edhe zemrat e tyre. Të tmerruar, ata do vështrojnë tinëz Zjarrin, por nuk kanë më shpresë se do mund të shpëtojnë prej tij. E si mund ta shohin Zjarrin e frikshëm drejtpërdrejt?! Por, gjithsesi, kjo nuk u vlen aspak, sepse nuk ua lehtëson frikën që i ka pushtuar dhe që kurrë nuk do t’i lëshojë.

Ata që kanë besuar do të thonë: “Vërtet, të humbur në Ditën e Kijametit janë ata që e humbën veten dhe familjen e tyre!” -

Kjo është dita kur do të shfaqet hapur përfundimi i krijesave: do të dallohen qartë të sinqertët nga gënjeshtarët. Në këtë ditë, besimtarët do të thonë: ‘Të dështuarit e vërtetë janë ata që humbën vetveten dhe familjen e tyre, në këtë ditë të fitores ose humbjes së madhe. Atyre u iku përfundimisht shpërblimi i madh i të Gjithëmëshirshmit, sepse zgjodhën për veten e tyre ndëshkimin e dhimbshëm dhe poshtërues. Kësaj vuajtjeje i shtohet edhe dhimbja e ndarjes nga familjet e tyre, me të cilat kurrë nuk do të bashkohen!’ Fundi i këtyre është i trishtueshëm, siç thotë i Drejti:

Ta dini, se të padrejtët do të jenë në dënim të përhershëm. -

Ata që kanë dëmtuar vetveten me gjynahe, mosbindje dhe mohim, do të jenë të zhytur në mes të Zjarrit: kurrë nuk kanë për të dalë prej andej dhe kurrë nuk do t’u lehtësohet ndëshkimi. Atje do të mbesin përgjithmonë dhe të pashpresë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Esh-Shura • Ajet 44 E ardhshme Esh-Shura • Ajet 46