Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Esh-Shura — Ajet 46 (Shqip) — Video

Esh-Shura • Ajet 46 nga 53 • Shqip


وَمَا كَانَ لَهُمْ مِنْ أَوْلِيَاءَ يَنْصُرُونَهُمْ مِنْ دُونِ اللَّهِ ۗ وَمَنْ يُضْلِلِ اللَّهُ فَمَا لَهُ مِنْ سَبِيلٍ 46
Përkthim:
Ata nuk do të kenë mborjtës, që do t’u ndihmojnë, përveç Perëndisë, e atë që Perëndia e shangë, për te s’ka kurrfarë rruge (shpëtimi). Esh-Shura 42:46
Tefsiri:

Ata nuk do të gjejnë ndonjë mbrojtës që t’i shpëtojë prej

(ndëshkimit të)

Allahut. -

Në dynja, ata gjejnë mbështetje te forca, pasuria dhe aleatët e tyre. Por në atë ditë që nuk do të ketë fund, ata nuk do t’i gjejnë pranë ndihmuesit e tyre dhe do të kuptojnë se çdo lidhje ka marrë fund. Tashmë ndëshkimi i Zotit është i pashmangshëm dhe askush nuk mund t’i mbrojë ata. Këta të mjerë janë në humbje të sigurt, kur mendojnë se ndihmësit dhe aleatët e tyre mund t’u sjellin dobi apo t’i mbrojnë nga të këqijat.

Për atë që Allahu e lë në humbje, nuk ka asnjë rrugë shpëtimi. -

Ata që nuk e pranojnë udhëzimin e Allahut askush nuk mund t’i udhëzojë në rrugën e drejtë. Atë ditë do të shfaqen qartë të udhëzuarit nga të humburit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Esh-Shura • Ajet 45 E ardhshme Esh-Shura • Ajet 47