Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Esh-Shura — Ajet 49 (Shqip) — Video

Esh-Shura • Ajet 49 nga 53 • Shqip


لِلَّهِ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۚ يَخْلُقُ مَا يَشَاءُ ۚ يَهَبُ لِمَنْ يَشَاءُ إِنَاثًا وَيَهَبُ لِمَنْ يَشَاءُ الذُّكُورَ 49
Përkthim:
Të Perëndisë janë pushteti mbi qiejt dhe Tokën. Ai krijon çka të dojë! Ai, i dhuron kujt të dojë vajza, e kujt të dojë i dhuron djem, Esh-Shura 42:49
Tefsiri:

Vetëm Allahut i takon pushteti i qiejve e i Tokës.. -

Pushteti i qiejve e i tokës është në dorë të Allahut. Ai krijon çfarë të dojë dhe vepron në krijimin e Tij si të dëshirojë. Nuk ndodh asgjë në këtë gjithësi pa lejen dhe fuqinë e Tij. Është Allahu që rregullon çështjet e krijesave, me urtësinë dhe mëshirën e Tij, qoftë për gjërat më të vogla në dukje. Madje, Ai ka nën kontroll edhe ato çështje, sebepet e të cilave i ka lënë në dorë të krijesave. Është e vërtetë që njerëzit martohen me njëri-tjetrin për të bërë fëmijë, por është i Gjithëdituri e i Urti Ai që përcakton se çfarë do t’u japë ose nuk do t’u japë atyre. Kështu, i Madhërishmi thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Esh-Shura • Ajet 48 E ardhshme Esh-Shura • Ajet 50