Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Esh-Shura — Ajet 50 (Shqip) — Video

Esh-Shura • Ajet 50 nga 53 • Shqip


أَوْ يُزَوِّجُهُمْ ذُكْرَانًا وَإِنَاثًا ۖ وَيَجْعَلُ مَنْ يَشَاءُ عَقِيمًا ۚ إِنَّهُ عَلِيمٌ قَدِيرٌ 50
Përkthim:
ose i dhuron dy gjinitë: djem e vajza, e kë të dojë e bënë steril. Ai, në të vërtetë, është i Gjithëdijshëm dhe i Pushtetshëm. Esh-Shura 42:50
Tefsiri:

Ai krijon çfarë të dojë. Ai i fal vajza atij që Ai do, e i fal djem, atij që Ai do. Ose fal edhe djem, edhe vajza. Ndërsa atë, që Ai dëshiron, e lë pa fëmijë. -

Me urtësinë e Tij, Allahu i Lartësuar i fal vetëm vajza dikujt që Ai dëshiron, ndërsa dikujt tjetër i fal vetëm meshkuj; ose i fal edhe djem, edhe vajza. Po ashtu, dikë tjetër, - siç Allahu dëshiron, - e lë pa fëmijë. Çdo përcaktim i Allahut fsheh urtësi që ne nuk i dimë. Ai është i Urtë e i Gjithëditur, prandaj ne duhet të kënaqemi gjithmonë me përcaktimin e Tij dhe t’i shprehim mirënjohjen tonë për çdo gjë. Mirënjohësit janë të lumtur në çdo gjendje, ndërsa përçmuesit kurrë nuk kënaqen.

Ai është i Gjithëditur, i Plotpushtetshëm. -

Allahu është i Gjithëditur për krijesat e tij dhe i Plotpushtetshëm për gjithçka që dëshiron. Ai ka përcaktuar çdo gjë me përpikmëri dhe saktësi.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Esh-Shura • Ajet 49 E ardhshme Esh-Shura • Ajet 51