Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Esh-Shura — Ajet 7 (Shqip) — Video

Esh-Shura • Ajet 7 nga 53 • Shqip


وَكَذَٰلِكَ أَوْحَيْنَا إِلَيْكَ قُرْآنًا عَرَبِيًّا لِتُنْذِرَ أُمَّ الْقُرَىٰ وَمَنْ حَوْلَهَا وَتُنْذِرَ يَوْمَ الْجَمْعِ لَا رَيْبَ فِيهِ ۚ فَرِيقٌ فِي الْجَنَّةِ وَفَرِيقٌ فِي السَّعِيرِ 7
Përkthim:
Ja, kështu – Na ta kemi shpallur ty Kur’anin, në gjuhën arabe, për ta paralajmëruar popullin e Mekkes dhe ata rreth saj, dhe t’i paralajmërosh (ata) për Ditën e tubimit (Kijametit), për të cilën s’ka dyshim. (Atëherë) një grup (do të shkojë) në xhennet, e (grupi) tjetër në xhehennem. Esh-Shura 42:7
Tefsiri:

... Ne ta shpallëm ty këtë Kur'an në arabisht, që t'i këshillosh Kryeqendrën

(Mekën)

dhe ata përreth saj ... -

Allahu i Lartësuar na kujton mirësinë e Tij të madhe me shpalljen e Kur'anit në arabisht, me tekst dhe kuptime të qarta. Ai e shpalli këtë libër për të paralajmëruar dhe këshilluar Kryeqendrën, pra, Mekën. Madje, jo vetëm Mekën, por, edhe vendet që janë rreth saj, pra, të gjitha viset arabe, që më pas të përhapej në të gjithë botën. Kur'ani u shpall edhe për një qëllim tjetër:

... dhe t’u tërheqësh vërejtjen për Ditën e Tubimit, për të cilën nuk ka dyshim. ... -

Ai u shpall për të paralajmëruar njerëzimin rreth Ditës së Tubimit. Atë ditë, Allahu i Lartësuar do të grumbullojë para Tij të parët dhe të fundit, për të dhënë llogari. Ai e zbriti Kur'anin që të sigurojë njerëzit se ajo është një ditë për të cilën nuk ka asnjë dyshim. Atë ditë krijesat do të ndahen në dy grupe.

...Një grup do të jetë për në Xhenet dhe një grup për në Zjarr. -

Njëri grup do të jetë për në Xhenet. Këta janë ata që e besojnë Allahun e Lartësuar dhe, pa dyshim, të gjithë të dërguarit e Tij. Ndërsa grupi tjetër do të jetë në Zjarr. Këtu hyjnë të gjithë ata që mohojnë Zotin e gjithësisë dhe të dërguarit e Tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Esh-Shura • Ajet 6 E ardhshme Esh-Shura • Ajet 8