Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Esh-Shura — Ajet 8 (Shqip) — Video

Esh-Shura • Ajet 8 nga 53 • Shqip


وَلَوْ شَاءَ اللَّهُ لَجَعَلَهُمْ أُمَّةً وَاحِدَةً وَلَٰكِنْ يُدْخِلُ مَنْ يَشَاءُ فِي رَحْمَتِهِ ۚ وَالظَّالِمُونَ مَا لَهُمْ مِنْ وَلِيٍّ وَلَا نَصِيرٍ 8
Përkthim:
E, sikur të dojë Perëndia, do t’i kishte bërë (të dy grupet) të një besimi, por Ai kë të dojë e shpie në mëshirën e Vet, kurse mohuesit nuk kanë as mbrojtës as ndihmës. Esh-Shura 42:8
Tefsiri:

Po të dëshironte, Allahu do t’i bënte ata një bashkësi të vetme, por Ai fut në mëshirën e Vet atë që do. -

Allahu i Lartësuar është i Plotfuqishëm për gjithçka. Po të donte, Ai mund t’i bënte të gjithë njerëzit të udhëzuar në rrugën e drejtë. Por Allahu Krenar dhe i Urtë dëshiron që në mëshirën e Tij të fusë ata që Ai dëshiron, duke i përzgjedhur dhe dalluar. Ndërsa të padrejtët, domethënë, ata që shkelin kufijtë e Zotit, ata të cilët nuk falënderojnë për mirësitë që u jepen dhe nuk bëjnë mirë, ata do të jenë të privuar nga mëshira e Zotit të gjithësisë. Për këta, Allahu i Lartësuar thotë:

Për jobesimtarët nuk ka as miq dhe as ndihmëtarë. -

Për ata nuk do të ketë ndonjë mik, që t’i ndihmojë për ndonjë të mirë, dhe as ndihmëtar, që t’i ruajë nga e keqja që i pret.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Esh-Shura • Ajet 7 E ardhshme Esh-Shura • Ajet 9