Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Esh-Shura — Ajet 9 (Shqip) — Video

Esh-Shura • Ajet 9 nga 53 • Shqip


أَمِ اتَّخَذُوا مِنْ دُونِهِ أَوْلِيَاءَ ۖ فَاللَّهُ هُوَ الْوَلِيُّ وَهُوَ يُحْيِي الْمَوْتَىٰ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ 9
Përkthim:
Vallë, a mos marrin ata mbrojtës tjetër, pos Atij?! E, Perëndia është i vetmi mbrojtës dhe Ai do t’i ngjallë të vdekurit. (Vetëm) Ai është i pushtetshëm për çdo gjë. Esh-Shura 42:9
Tefsiri:

Mos vallë, ata zgjedhin mbrojtës të tjerë veç Atij?! -

Ata kanë zgjedhur zota të tjerë, veç Allahut të Lartësuar, të cilët i adhurojnë dhe u nënshtrohen. Por ky është një gabim shumë i ulët dhe i paarsyeshëm që ata bëjnë, sepse është Allahu i Lartësuar Ai që meriton të adhurohet, t’i bindesh dhe t’i nënshtrohesh.

... Vetëm Allahu është Mbrojtësi. ... -

Pra, Allahu është El Uelijj - Mbrojtësi, i Dashuri ose Miku i besimtarëve. Allahu është Ai të Cilit duhet t’i përkushtohen të gjitha adhurimet. Allahu është El Uelijjpër krijesat, që zbaton vendimet e Tij të drejta dhe plot mëshirë për ta. Ai përkujdeset në mënyrë të veçantë për adhuruesit e Tij të sinqertë, duke i nxjerrë ata prej errësirave në dritë. Me butësinë dhe mëshirën e Tij, Allahu është gjithmonë në ndihmë të besimtarëve, për çdo çështje të tyre.

... Është Ai që ngjall të vdekurit dhe është i Plotfuqishëm për gjithçka. -

Është Allahu i Lartësuar që ka në dorë jetën dhe vdekjen. Është Ai që ka pushtetin e plotë mbi gjithçka. Vetëm Allahu jep jetë dhe vdekje dhe vetëm ajo që Ai dëshiron do të ndodhë. Atëherë, vetëm Ai e meriton adhurimin, dashurinë, madhërimin, bindjen dhe nënshtrimin tonë. Ai është i Vetëm dhe i Pashoq në çdo aspekt.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Esh-Shura • Ajet 8 E ardhshme Esh-Shura • Ajet 10