Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zukhruf — Ajet 11 (Shqip) — Video

Ez-Zukhruf • Ajet 11 nga 89 • Shqip


وَالَّذِي نَزَّلَ مِنَ السَّمَاءِ مَاءً بِقَدَرٍ فَأَنْشَرْنَا بِهِ بَلْدَةً مَيْتًا ۚ كَذَٰلِكَ تُخْرَجُونَ 11
Përkthim:
Ai që prej qiellit lëshon ujë me masë, e që me të – Ne ngjallim tokën e vdekur. Kështu do të nxirreni edhe ju (prej varreve – të ringjallur); Ez-Zukhruf 43:11
Tefsiri:

Është Ai që lëshon shi nga qielli me masë, ... -

Allahu i Madhëruar e zbret shiun nga qielli me masë të caktuar, pra, jo më pak sesa është e nevojshme, dhe jo më shumë sesa duhet, që të dëmtojë njerëzit dhe vendet. Ai e zbret shiun si jetë dhe gjallëri, për të shpëtuar vendet nga shkretimi dhe për t’i mbushur njerëzit me shpresë, siç thotë më pas i Madhëruari:

... me të cilin i jep jetë tokës së shkretuar ... -

Nëpërmjet shiut, Allahu i Lartësuar ngjall një vend të shkretuar e të vdekur. Ky është një shembull i thjeshtë për të kuptuar pushtetin e plotë të Allahut për të ringjallur krijesat pas vdekjes së tyre. Pra, ashtu sikurse Ai është i Plotfuqishëm për të ringjallur një tokë pas vdekjes së saj, po ashtu është i Plotfuqishëm që të ringjallë edhe njerëzit pas vdekjes së tyre, siç thotë më tej:

Ja, kështu do të ringjalleni edhe ju

(prej varreve).! - Kuptimi: Edhe ju do të ringjalleni kështu Ditën e Gjykimit, për të marrë shpërblimin e punëve tuaja. Pra, sa herë që shohim shiun t’i japë jetë një toke të vdekur, le të kujtojmë ringjalljen dhe llogarinë tonë para Krijuesit të Drejtë dhe të Gjithëditur.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ez-Zukhruf • Ajet 10 E ardhshme Ez-Zukhruf • Ajet 12