Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zukhruf — Ajet 12 (Shqip) — Video

Ez-Zukhruf • Ajet 12 nga 89 • Shqip


وَالَّذِي خَلَقَ الْأَزْوَاجَ كُلَّهَا وَجَعَلَ لَكُمْ مِنَ الْفُلْكِ وَالْأَنْعَامِ مَا تَرْكَبُونَ 12
Përkthim:
Ai që krijoi çdo lloj krijese, dhe ka bërë anije e kafshë që t’i shaloni, Ez-Zukhruf 43:12
Tefsiri:

Është Ai që ka krijuar gjithçka në çift ... -

Allahu i Lartësuar ka krijuar gjithçka në çift: njerëzit, kafshët, bimët, fenomenet natyrore etj. Për shembull, Ai ka krijuar natën dhe ditën, të ngrohtën dhe të ftohtën, mashkullin dhe femrën e kështu me radhë.

..dhe që ju ka mundësuar anije dhe kafshë, që të udhëtoni me to. -

Kuptimi: Allahu i Lartësuar ju ka mundësuar që të ndërtoni anije, nëpërmjet të cilave të kryeni shërbimet tuaja të nevojshme. Ai krijoi për ju edhe kafshë të bartjes, të cilat Ai i ka nënshtruar për ju, që t’i përdorni për shërbimet tuaja dhe të kujtoni mirësitë e Allahut mbi ju.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ez-Zukhruf • Ajet 11 E ardhshme Ez-Zukhruf • Ajet 13