Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zukhruf — Ajet 13 (Shqip) — Video

Ez-Zukhruf • Ajet 13 nga 89 • Shqip


لِتَسْتَوُوا عَلَىٰ ظُهُورِهِ ثُمَّ تَذْكُرُوا نِعْمَةَ رَبِّكُمْ إِذَا اسْتَوَيْتُمْ عَلَيْهِ وَتَقُولُوا سُبْحَانَ الَّذِي سَخَّرَ لَنَا هَٰذَا وَمَا كُنَّا لَهُ مُقْرِنِينَ 13
Përkthim:
t’i shaloni ato, e pastaj t’i kujtoni dhuntitë e Zotit tuaj (kur të shaloni në to) dhe të thoni: “Qoftë lavdëruar Ai që i nënshtroi këto për ne, se, na këto, vetë nuk do të mund t’i arrinim – Ez-Zukhruf 43:13
Tefsiri:

Kur të uleni mbi to, kujtojeni këtë të mirë që jua ka dhënë Zoti juaj dhe, pasi të qëndroni mbi to, thoni:... -

Allahu i Lartësuar na i dhuroi këto mirësi, që t’i jemi mirënjohës dhe ta lavdërojmë Atë me dhikr dhe adhurime. Tregues falënderimi dhe mirënjohjeje është edhe kjo dua, që Allahu i Lartësuar na e mëson ta themi kur të hipim dhe qëndrojmë mbi mjetet e transportit, kafshë apo sende qofshin ato:

I Lavdëruar qoftë Ai, që i nënshtroi këto për ne, sepse përndryshe, vetë ne nuk do të kishim mundësi ta bënim! -

Kuptimi: Nëse Allahu i Lartësuar nuk do të na i lehtësonte dhe dhuronte këto mirësi, ne nuk do të mund t’i siguronim ato. Është Allahu i Lartësuar që, me mëshirën e Tij, i ka nënshtruar ato për ne dhe na ka lehtësuar arritjen e tyre.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ez-Zukhruf • Ajet 12 E ardhshme Ez-Zukhruf • Ajet 14