Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zukhruf — Ajet 14 (Shqip) — Video

Ez-Zukhruf • Ajet 14 nga 89 • Shqip


وَإِنَّا إِلَىٰ رَبِّنَا لَمُنْقَلِبُونَ 14
Përkthim:
dhe ne, me siguri, do të kthehemi te Zoti ynë!” Ez-Zukhruf 43:14
Tefsiri:

Ne, te Zoti ynë do të kthehemi! -

Qëllimi i përmendjes së këtyre mirësive është që të besojmë dhe të bindemi se Ai që i mëshiroi robërit duke u dhënë të tilla mirësi, është i Vetmi që meriton t’i përkushtohen të gjitha mënyrat e adhurimit, si namazi, dhikri, mirënjohja, falënderimi, lutja etj. Gjithashtu, nuk duhet të harrojmë se, një ditë, të gjithë do të kthehemi tek Ai dhe do të llogaritemi për mirësitë që shfrytëzojmë në këtë jetë. Nëse i kemi shfrytëzuar për qëllime të mira e adhurime, do të shpërblehemi me të mira, e nëse nuk jemi treguar mirënjohës për to, do të marrim atë që meritojmë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ez-Zukhruf • Ajet 13 E ardhshme Ez-Zukhruf • Ajet 15