Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zukhruf — Ajet 24 (Shqip) — Video

Ez-Zukhruf • Ajet 24 nga 89 • Shqip


قَالَ أَوَلَوْ جِئْتُكُمْ بِأَهْدَىٰ مِمَّا وَجَدْتُمْ عَلَيْهِ آبَاءَكُمْ ۖ قَالُوا إِنَّا بِمَا أُرْسِلْتُمْ بِهِ كَافِرُونَ 24
Përkthim:
(Ai atyre) u tha: “Vallë, a nuk ju kam sjellë unë atë që më mirë e shënon rrugën e drejtë nga ajo që i keni gjetur te të parët tuaj (etërit)?” E, ata thanë: “Na, me të vërtetë, jemi mohues të asaj me të cilën jeni dërguar!” Ez-Zukhruf 43:24
Tefsiri:
Ai (Profeti)

u thoshte: “Vallë, edhe pse ju kam sjellë një udhëzim më të mirë nga ai që ju keni gjetur tek të parët tuaj?” -

Kuptimi: Nëse unë ju sjell një udhëzim më të drejtë se ai i të parëve tuaj, a do të më pasoni, vallë? Nëse vërtet synoni udhëzimin në rrugën e drejtë dhe gjetjen e të vërtetës, atëherë a do të më pasoni? Por ju nuk e dëshironi këtë.

Ata thoshin: “Ne e mohojmë atë gjë, për të cilën ju jeni dërguar.” -

Pra, ata nuk synonin gjetjen e udhëzimit të drejtë dhe të vërtetë, por thjesht dëshironin të vazhdonin në kotësitë dhe devijimin e trashëguar nga të parët e tyre, ku kishin gjetur rehati dhe kënaqësi për epshin dhe dëshirat e tyre.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ez-Zukhruf • Ajet 23 E ardhshme Ez-Zukhruf • Ajet 25