Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zukhruf — Ajet 25 (Shqip) — Video

Ez-Zukhruf • Ajet 25 nga 89 • Shqip


فَانْتَقَمْنَا مِنْهُمْ ۖ فَانْظُرْ كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الْمُكَذِّبِينَ 25
Përkthim:
Ne jemi hakmarrë (me dënim të merituar) ndaj atyre, e shiko pra, si ka qenë përfundimi i atyre që i konsideronin gënjeshtarë (pejgamberët). Ez-Zukhruf 43:25
Tefsiri:

Atëherë, Ne i goditëm me ndëshkime. -

Allahu i Madhëruar i ndëshkoi ata, për shkak se ata refuzuan të vërtetën, duke e konsideruar ata si gënjeshtër, dhe për justifikimet e tyre të pavlera.

Shih tani se si qe përfundimi i mohuesve! -

Kuptimi: Le të jenë të kujdesshëm ata që mohojnë dhe nuk besojnë në profetët dhe mesazhin e tyre! Le të kujtojnë se edhe ata do t’i godasë ndëshkimi që goditi brezat para tyre, nëse vazhdojnë në rrugën e mohimit dhe të refuzimit të së vërtetës.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ez-Zukhruf • Ajet 24 E ardhshme Ez-Zukhruf • Ajet 26