Kur Ibrahimi i tha të atit dhe popullit të vet: ... -
Ibrahimi (a.s) iu drejtua babait të tij dhe popullit të tij, - të cilët adhuronin zota të tjerë veç Allahut, duke u bërë flijime e përkushtime, me qëllimin për t’u afruar tek ata, - dhe u tha:“Unë i urrej dhe u qëndroj larg atyre që ju adhuroni ...” -
Kuptimi: Unë distancohem dhe shpreh urrejtjen time kundër këtyre idhujve dhe kundër atyre që e ndjekin këtë rrugë të humbjes.