Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zukhruf — Ajet 27 (Shqip) — Video

Ez-Zukhruf • Ajet 27 nga 89 • Shqip


إِلَّا الَّذِي فَطَرَنِي فَإِنَّهُ سَيَهْدِينِ 27
Përkthim:
pos Atij, që më ka krijuar (mua) – dhe, me të vërtetë, Ai më udhëzon në rrugën e drejtë”, Ez-Zukhruf 43:27
Tefsiri:

“...Përveç Atij që më krijoi dhe më tregon udhën e drejtë.”! -

Allahu është i Dashuri dhe i Adhuruari im, të Cilit unë ia besoj çështjet e mia dhe i dorëzohem tërësisht. Unë shpresoj dhe i lutem Atij që të më udhëzojë tek e vërteta dhe të më japë forcë e sukses që të punoj e të jetoj sipas fesë së vërtetë. Ashtu sikurse Allahu më krijoi, ashtu si përkujdeset dhe administron çështjet e mia të kësaj dynjaje, ashtu jam i kënaqur dhe e lus Atë që të më udhëzojë në gjithçka që është e mirë për besimin, fenë dhe ahiretin tim.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ez-Zukhruf • Ajet 26 E ardhshme Ez-Zukhruf • Ajet 28