Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zukhruf — Ajet 30 (Shqip) — Video

Ez-Zukhruf • Ajet 30 nga 89 • Shqip


وَلَمَّا جَاءَهُمُ الْحَقُّ قَالُوا هَٰذَا سِحْرٌ وَإِنَّا بِهِ كَافِرُونَ 30
Përkthim:
e, tani, kur ju erdhi e Vërteta (Kur’ani), thanë: “Kjo është magji dhe na këtë nuk e besojmë!” Ez-Zukhruf 43:30
Tefsiri:

Po, kur u erdhi e Vërteta, ata thanë: “Kjo është magji, prandaj nuk i besojmë asaj!” -

Kur erdhi e vërteta, - të cilën çdokush, me sadopak arsye e logjikë të drejtë, do ta pranonte dhe do t’i nënshtrohej, - ata thanë: “Kjo është magji, prandaj nuk e pranojmë atë.” Kjo, sigurisht, është shfaqja më madhe e urrejtjes dhe e armiqësisë ndaj Profetit dhe Shpalljes së Zotit. Atyre nuk u mjaftoi refuzimi i të vërtetës, madje as lufta ndaj saj, por vazhduan me shpifjet më të shëmtuara dhe më të padrejta që mund t’i bëhen asaj. Ata e quajtën të vërtetën ‘magji’, me të cilën merren krijesat më të këqija, më të pështira dhe më mashtruese. Në këtë shpifje të ulët ndaj të vërtetës i shtyu pikërisht shfrenimi i tyre në gjynahe dhe humbja në mirësitë e shumta të kësaj dynjaje, me të cilat i begatoi Allahu i Madhëruar.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ez-Zukhruf • Ajet 29 E ardhshme Ez-Zukhruf • Ajet 31