Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zukhruf — Ajet 31 (Shqip) — Video

Ez-Zukhruf • Ajet 31 nga 89 • Shqip


وَقَالُوا لَوْلَا نُزِّلَ هَٰذَا الْقُرْآنُ عَلَىٰ رَجُلٍ مِنَ الْقَرْيَتَيْنِ عَظِيمٍ 31
Përkthim:
Dhe thanë (edhe këtë): “Sikur t’i kishte zbritur ky Kur’an ndonjë njeriu autoritativ prej njërit nga këto dy qytete (Mekkës dhe Taifës). Ez-Zukhruf 43:31
Tefsiri:

Pastaj

(mohuesit kurejshë)

thanë: “Përse të mos i zbriste ky Kur'an një njeriu të madh

(me famë)

në këto dy qytete

(Meke dhe Taif)?!” - Kjo ishte kërkesa që parashtruan ata, me mendjet e tyre të prishura. Përse, pra, të mos i zbriste Kur'ani një njeriu me reputacion, që - sipas përcaktimit të tyre - duhej të ishte i pasur, i respektuar dhe zulmëmadh për banorët e qyteteve Mekë dhe Taif, si për shembull, Uelid Ibn Mugira apo ndonjë tjetër, që i përkiste parisë së tyre të respektuar. Por Allahu i Madhëruar, duke kundërshtuar këtë propozim të tyre të padrejtë, thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ez-Zukhruf • Ajet 30 E ardhshme Ez-Zukhruf • Ajet 32