Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zukhruf — Ajet 35 (Shqip) — Video

Ez-Zukhruf • Ajet 35 nga 89 • Shqip


وَزُخْرُفًا ۚ وَإِنْ كُلُّ ذَٰلِكَ لَمَّا مَتَاعُ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا ۚ وَالْآخِرَةُ عِنْدَ رَبِّكَ لِلْمُتَّقِينَ 35
Përkthim:
dhe stoli të llojllojshme, se, të gjitha këto janë vetëm kënaqësi të kësaj jete, e jeta tjetër te Zoti yt është për ata që ruhen (kundërshtimit të Perëndisë). Ez-Zukhruf 43:35
Tefsiri:
Por të jeni të sigurt se të gjitha këto nuk janë gjë tjetër, veçse kënaqësi e jetës së kësaj bote, kurse Bota e Ardhshme te Zoti yt është për të devotshmit. -

Dynjaja nuk vlen tek Allahu as sa një flatër mushkonje. Të gjitha stolitë e përmendura e shumë e shumë të tjera, janë thjesht pasuri të kësaj dynjaje, të cilat, gjithsesi, arrihen me lodhje e mundime, bashkë me frikën se një ditë do të përfundojnë. Prandaj le ta dinë mirë se ahireti është shumë më i mirë për të devotshmit, të cilët i ruhen zemërimit dhe ndëshkimit të Zotit të tyre, duke ruajtur kufijtë e Tij. Ahireti është më i mirë për ta sepse mirësitë, bukuritë dhe kënaqësitë që do të përjetohen në të janë të plota në çdo aspekt dhe të përjetshme. Atje do të kenë gjithçka që e dëshiron shpirti i tyre dhe me të cilat kënaqen sytë e tyre. Atje do të jenë të freskët e të lumtur përgjithmonë, pa ndërprerje. Sa ndryshim të madh ka mes këtyre dy botëve dhe këtyre dy llojeve të mirësive!
Shko te videoja e plotë e sures