Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zukhruf — Ajet 36 (Shqip) — Video

Ez-Zukhruf • Ajet 36 nga 89 • Shqip


وَمَنْ يَعْشُ عَنْ ذِكْرِ الرَّحْمَٰنِ نُقَيِّضْ لَهُ شَيْطَانًا فَهُوَ لَهُ قَرِينٌ 36
Përkthim:
Kush shmanget nga Këshilla (Kur’ani) e Mëshiruesit të Githëmbarshëm, Na do t’ia ngarkojmë djallin dhe ai do t’i bëhet shok atij. Ez-Zukhruf 43:36
Tefsiri:
Allahu i Madhëruar na paralajmëron për ndëshkimin e Tij të rëndë, me të cilin godet ata që nuk e kujtojnë Atë. Ai thotë:

Kush i kthen shpinën përmendjes

(Mesazhit)

të Zotit, Ne i shoqërojmë nga një shejtan, i cili nuk i ndahet kurrë. -

Këtë ndëshkim të rëndë e meriton Ai që dobësohet dhe e rrallon apo e braktis fare Përmendjen e Allahut dhe Mesazhin e Tij. Po çfarë është, në fakt, Përmendja dhe Mesazhi i Allahut, për të cilin bëhet fjalë këtu? Mesazhi i Allahut është Kur'ani madhështor, i cili është mëshira më e madhe e Mëshiruesit për krijesat e Tij. Kush e pranon këtë Kur'an, kanë fituar një dhuratë të madhe, pas së cilës do të arrijnë plot mirësi të tjera. Ndërsa ata që e refuzojnë ose e shpërfillin atë, kanë për të pësuar ndëshkim të rëndë, pas të cilit nuk ka më lumturi. Këtyre Allahu i Madhëruar u shoqëron një shejtan shumë dinak dhe tinzar, që u rri gjithmonë nga pas, pa iu ndarë asnjë çast. Ai i mbush me ëndrra boshe, i nxit për gjynahe dhe ua zbukuron ato. Përveç kësaj, i Madhëruari thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ez-Zukhruf • Ajet 35 E ardhshme Ez-Zukhruf • Ajet 37