Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zukhruf — Ajet 37 (Shqip) — Video

Ez-Zukhruf • Ajet 37 nga 89 • Shqip


وَإِنَّهُمْ لَيَصُدُّونَهُمْ عَنِ السَّبِيلِ وَيَحْسَبُونَ أَنَّهُمْ مُهْتَدُونَ 37
Përkthim:
Edhe, ata (djajtë), me të vërtetë, i shmangin ata nga rruga e drejtë, e ata (të mashtruarit) mendojnë se janë në rrugë të drejtë. Ez-Zukhruf 43:37
Tefsiri:
Ai (shejtani)

e pengon nga rruga e drejtë, ndërkohë që ai

(jobesimtari)

mendon se është i udhëzuar mirë. -

Shejtani i pengon ata nga rruga e drejtë e adhurimit të Allahut, duke ua vështirësuar dhe duke ua paraqitur të rëndë në sytë e tyre. Por ç’është më e keqja, ata verbohen aq shumë, saqë mendojnë se janë në udhë të mbarë. Aq shumë u është zbukuruar e keqja dhe aq shumë janë larguar nga e vërteta, saqë rruga e humbjes u duket si rruga e drejtë. Dikush mund të pyesë e të thotë: Përderisa këta mendojnë se janë në rrugë të drejtë dhe se po veprojnë mirë, a nuk janë të justifikuar para Zotit? Përgjigjja është se nuk ka justifikim për këta lloj njerëzish, të cilët e refuzojnë diturinë e sjellë nga Shpallja e Zotit, edhe pse e kanë mundësinë që ta përvetësojnë atë. Ata veprojnë kështu, sepse parapëlqejnë të kotën dhe gjynahet e shumta. E tillë është gjendja e atyre që nuk i kushtojnë rëndësi Shpalljes së Allahut. Në jetën e dynjasë, ata të mjerë bien pre e kurtheve dhe joshjeve devijuese të shejtanit, të cilat ua tjetërsojnë realitetin dhe ua sëmurin logjikën. Ndërsa gjendja e tyre në ahiret do të jetë edhe më e keqe. Atje do të shfaqin pendesë dhe keqardhje për krimet e tyre, por kjo nuk ua lehtëson aspak ndëshkimin. Jo vetëm kaq, por ata do të duan të distancohen nga shejtani që i ka shoqëruar në dynja, duke shprehur urrejtje dhe armiqësi ndaj tij, siç thotë i Lartësuari më pas:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ez-Zukhruf • Ajet 36 E ardhshme Ez-Zukhruf • Ajet 38