Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zukhruf — Ajet 38 (Shqip) — Video

Ez-Zukhruf • Ajet 38 nga 89 • Shqip


حَتَّىٰ إِذَا جَاءَنَا قَالَ يَا لَيْتَ بَيْنِي وَبَيْنَكَ بُعْدَ الْمَشْرِقَيْنِ فَبِئْسَ الْقَرِينُ 38
Përkthim:
Dhe, kur të vijnë te Ne, do të thonë (të mashtruarit): “Ah! sikur të kishte qenë largësia në mes meje dhe teje (djallit) sa mes lindjes dhe perëndimit! Sa shok i keq ke qenë ti!” Ez-Zukhruf 43:38
Tefsiri:

Kur të vijë para Nesh, ai

(jobesimtari)

do të thotë: “Oh, mjerë për mua! Ah, sikur mes meje dhe teje

(o shejtan)

të kishte një largësi sa lindja prej perëndimit! Sa shok i keq paske qenë ti!” -

Ky ajet ngjan shumë me fragmentin tjetër në Kur'an: “Atë Ditë, sundimi i vërtetë i takon krejtësisht të Gjithëmëshirshmit. Për jobesimtarët ajo do të jetë një ditë e vështirë. Atë ditë, keqbërësi do të kafshojë duart e veta dhe do të thotë: “Oh, i mjeri unë! Sikur të kisha ndjekur udhën e drejtë së bashku me Profetin!”Ah! I mjeri unë! Sikur të mos e kisha bërë mik aksh njeri! Në të vërtetë, ai më largoi mua prej udhës së drejtë (të Zotit) pasi më pati ardhur (qartësisht dhe plotësisht). Shejtani është veçse tradhëtar për njeriun.” [Furkan 26-29]. Pastaj i Madhëruari thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ez-Zukhruf • Ajet 37 E ardhshme Ez-Zukhruf • Ajet 39