Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zukhruf — Ajet 39 (Shqip) — Video

Ez-Zukhruf • Ajet 39 nga 89 • Shqip


وَلَنْ يَنْفَعَكُمُ الْيَوْمَ إِذْ ظَلَمْتُمْ أَنَّكُمْ فِي الْعَذَابِ مُشْتَرِكُونَ 39
Përkthim:
Dhe, nuk do t’u bënë dobi juve sot (Ditën e Kijametit), meqë keni bërë zullum, me të vërtetë ju jeni shokë në dënim. Ez-Zukhruf 43:39
Tefsiri:

Ju bënit padrejtësi të shumta

(do t’u thuhet)

, prandaj sot nuk do t’ju lehtësojë aspak fakti se nuk jeni të vetmit që po ndëshkoheni. -

Kuptimi: Fakti që do ta vuani ndëshkimin bashkë me të tjerë, që kanë qenë shoqëruesit dhe të dashurit tuaj në dynja, nuk ka për t’ju sjellë ndonjë lehtësim a ngushëllim. Ashtu sikurse ishit bashkë në dynja në bërjen e gjynaheve dhe padrejtësive, ashtu do të vuani bashkarisht dënimin e të Drejtit. Është e vërtetë që, në jetën e dynjasë, njerëzit gjejnë ngushëllim kur nuk janë vetëm në fatkeqësi, pasi kjo ua lehtëson sadopak dhimbjen. Ndërsa në ahiret kjo nuk funksionon, pasi ndëshkimi i atjeshëm nuk ka asnjë çast pushimi apo lehtësimi, qoftë edhe në përmasat më të vogla. Të lusim, o Allah, o Zoti ynë, që të na shpëtosh dhe të na ruash nga çdo ndëshkim, në dynja dhe ahiret, dhe të na japësh prehje me mëshirën Tënde!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ez-Zukhruf • Ajet 38 E ardhshme Ez-Zukhruf • Ajet 40